KUR'ANI i SHENJTË
85.Suretu El Buruxh
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Pasha qiellin me plot
yje,
2. Pasha ditën e premtuar,
3. Pasha atë që
dëshmon dhe atë që dëshmohet!
4. Mallkuar qofshin ata
të zotët e hendeqeve,
5. Të zjarrit më
plot lëndë djegëse,
6. Kur ata rrinin ulur rreth
tij,
7. Dhe dëshmonin atë
që bënin me besimtarët.
8. E nuk patën pse
t’i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin,
të lavdëruarin,
9. Të cilit i takon
sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar
i çdo sendi.
10. Është i sigurt
se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan;
ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.
11. Ata që besuan dhe
bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të
cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i
madh.
12. Është e vërtetë
se goditja e Zotit tënd është e fortë.
13. Në të vërtetë,
Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
14. Ai është që
falë mëkatet, është i dashur.
15. Është i zoti
i Arshit, të madhëruar!
16. E punon atë që
dëshiron.
17. A të ka ardhur
ty lajmi i ushtrive,
18. Të faraonit dhe
të Thmeudit?
19. Por, këta që
mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
20. Po All-llahu ata i ka
rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)!
21. Përkundrazi, (ata
që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm.
22. Në një pllakë
të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).
Faqja
Kryesore