KUR'ANI i SHENJTË
86.Suretu Et Tarik
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Pasha qiellin dhe yllin
ndriçues (të natës)!
2. E ku e di tise çka
është tariku - trokitësi?
3. Ai është ylli
që shpon (errësirën me dritë).
4. Nuk ka asnjëri njeri
që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
5. Le të shikojë
njeriu se prej çkahit është krijuar?
6. Ai është krijuar
prej një uji që hidhet fuqishëm,
7. E që del nga kurrizi
i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
8. E s’ka dyshim se Ai ka
fuqi ta rikthejë në jetë atë.
9. Ditën kur do të
gjurmohen të fshehtat.
10. E ai (njeriu) nuk ka
forcë as ndihmëtarë.
11. Pasha qiellin që
kohë pas kohe kthehet me shi.
12. Edhe kohën që
qahet për bimë.
13. Është e vërtetë
se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon.
14. Nuk është
ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
15. Ata vërtetë
bëjnë kurtha.
16. Po edhe Unë përgatis
dështimin e kurtheve të tyre!
17. E ti jobesimtarët
jepju afat, afatizoi ata pak.
Faqja
Kryesore