KUR'ANI i SHENJTË
87.Suretu El A'la
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Madhëroje emrin e
Zotin tënd të Lartë!
2. I cili krijoi dhe përsosi,
3. Dhe i cili përcaktoi
e orientoi,
4. Dhe i cili mundësoi
mbirjen e kullosës;
5. E pastaj atë e bëri
mbeturinë të zezë.
6. Ne do të lexojmë
ty e nuk do të harrosh (Kur’anin).
7. Përveç asaj
që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të
fshehtën.
8. Dhe Ne do ta lehtësojmë
ty më të lehtën.
9. Pra këshillo aty
ku këshilla bën dobi.
10. Do të këshillohet
ai që ka frikë,
11. Ndërsa do të
shmanget më i keqi,
12. I cili do të hyjë
në zjarrin e madh.
13. Pastaj nuk do të
vdesë në të, por as nuk do të jetojë.
14. Ka shpëtuar ai
që është patruar.
15. Që e përkujton
emrin e Zotit të vet dhe falet.
16. Po ju i jepni përparësi
jetës së dunjasë,
17. Ndërsa ahireti
(amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm.
18. Vërtet kjo ishte
në broshurat e lashta:
19. në broshurat e
Ibrahimit dhe të Musait.
Faqja
Kryesore