KUR'ANI i SHENJTË 
 
  

90.Suretu El Beled 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Betohem në këtë qytet! 
2. E ti je që gjendesh në këtë qytet! 
3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij! 
4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme. 
5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush? 
6. E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!” 
7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë? 
8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy? 
9. Edhe gjuhë e dy buzë? 
10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët. 
11. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit). 
12. E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)? 
13. Është lirimi i një skllavi, 
14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria: 
15. Ndonjë jetimi që është i afërt, 
16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria. 
17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë). 
18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë. 
19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës. 
20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur. 
  

           

 Faqja Kryesore