KUR'ANI i SHENJTË
92.Suretu El Lejl
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit!
1. Pasha natën që
me errësirë mbulon gjithësinë!
2. Pasha ditën kur
ajo shkrepëtin!
3. Pasha Atë që
krijoi mashkullin e femrën!
4. Vërtet, veprimi
juaj është i lloj-llojtë.
5. E sa i përket atij
që jep dhe ruhet,
6. Dhe vërteton bindshëm
për më të mirën,
7. Ne do ta përgatisim
atë për më të lehtën.
8. E sa i përket atij
që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
9. Dhe që mohon atë
më të mirën,
10. Ne do ta përgatisim
për më të vështirën.
11. E pasuria e tij nuk
do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
12. Detyrë e jonë
është vetëm të udhëzojmë.
13. Dhe vetëm e Jona
është bota tjetër si dhe kjo.
14. Unë ua kam tërhequr
vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
15. Që aty nuk hyn
tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri.
16. I cili përgënjeshtroi
dhe u zmbraps.
17. Ndërsa ai që
është më i devotshëm do të jetë larg tij.
18. Ai që e jep pasurinë
e vet e pastrohet,
19. E jo për ta shpërblyer
ndokë që i ka bërë mirë më parë.
20. Por vetëm për
të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të
lartit,
21. Për Zotin, ai do
të gëzojë atë kënaqësi!
Faqja
Kryesore