|
|
|
|
PIRJA E DUHANIT NĖ SHOQĖRINĖ MUSLIMANE DHE QĖNDRIMI I ISLAMIT PĖR KĖTĖ ĒĖSHTJE
Pėrhapja e duhanit ndėr shtetet dhe popujt muslimanė ėshtė zhvilluar kryesisht sikundėr edhe nė shtetet evropiane. Nga shtetet muslimane duhani ėshtė paraqitur sė pari nė Mbretėrinė Turke, nė pėrbėrje tė sė cilės ka qenė edhe shteti ynė. Kjo ka ndodhur nė fund tė shekullit XVI dhe nė fillim tė shekullit XVII.
Nė Hercegovinė duhani ka filluar tė mbillet nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX, nė kohėn e Ali pashė Rizvanbegoviēit (1833-1815). Asokohe te ne ėshtė zhvilluar edhe esnafi i veēantė, i pėrbėrė nga shitėsit dhe grinsit e duhanit (tutunxhinjtė dhe havaxhinjtė).
Paraqitja e duhanit nė shoqėrinė muslimane ka shkaktuar probleme, polemika dhe rezistencė tė fuqishme. Mėsuesit e mėhershėm islamė (ulemaja) deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV nuk kanė thėnė asgjė nė mėnyrė tė prerė pėr pirjen e duhanit, ngase nė kohėn e tyre nuk ka pasur fare duhan. Por, bashkėkohėsit e paraqitjes sė tij dhe tė periudhės sė parė tė tij kanė reaguar shpejt e qartė dhe kanė dhėnė mendime pėr tė. Disa prej tyre kanė konsideruar se pėrdorimi i duhanit nė aspektin islam ėshtė i lejuar (hallall), duke marrė parasysh se ai nuk deh dhe sipas mendimit tė tyre nuk ėshtė i dėmshėm. Mirėpo, shumica prej tyre dhe ata mė tė spikaturit menjėherė kanė thėnė se duhani ėshtė i ndaluar (haram), ose sė paku se ėshtė risi e qortuar dhe e dėmshme.
Ndėr dijetarėt e parė islamė qė kanė filluar ta ndalojnė duhanin ka qenė udhėheqėsi suprem fetar i muslimanėve nė Stamboll, Shejhul-Islam Fahrudin Muhamed Ēivizade (vdiq mė 995/ 1586). Ai nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVI ka luftuar vendosmėrisht, edhe me fjalė, edhe me penė, kundėr disa dukurive tė dėmshme, tė cilat asokohe kishin marrė hov nė botėn islame, si: duhani, kafeja, burmuti dhe opiumi. Atij iu bashkuan dhe e pėrkrahėn shumė alimė (dijetarė) tė shquar.
Sulltan Murati IV (1623-1640) pėr kėtė arsye e pati ndaluar duhanin edhe pati nxjerrė ligjin qė parashihte dėnimin me vdekje pėr duhanxhinjtė. Nė disa vende (Persi) nė fillim tė pėrhapjes sė duhanit duhanxhinjtė i ndėshkonin me rrahje.
Njerėzit e dijshėm (ulemaja) nė Bosnje, gjithashtu e gjykonin dhe e ndalonin pėrdorimin e duhanit. Ka pasur raste kur shumė njerėz fillonin tė pinin duhan duke mos ditur asgjė pėr tė e veēanėrisht pėr pasojat e tij tė dėmshme, prandaj, kur pas pėrvojės sė parė ndienin pakėnaqėsinė e pirjes, siē ėshtė edhe kundėrmimi i pakėndshėm, ndonjėri shpejt pushonte sė pėrdoruri dhe pastaj i kėshillonte tė tjerėt qė tė vepronin ashtu. Ndėr pirėsit e parė tė duhanit nė Bosnjė dhe Hercegovinė, tė cilėt e kanė hedhur duhanin pas pėrvojės sė keqe me tė, ka qenė alimi ynė i shquar, Sufiu, dhe poeti nga shekulli XVII, Shejh Hasan Kimiu, i lindur nė Sarajevė, vdiq nė Zvornik nė 1690. Ai ka pėrshtatur njė poemė instruktive (kaside) nė gjuhėn tonė pėr dėmin e duhanit, duke parapėlqyer mėsime tė sinqerta, kėshilla dhe lutje qė njerėzit ti shmangen pėrdorimit tė duhanit. Nga kjo poemė shihet se ky kob ėshtė pėrhapur me shumicė qysh nė kohėn e tij. Ai duhanin e quan punė e ligė e cila i sjell njeriut turpin dhe kundėrmimin e pakėndshėm. Vetė duhanin e quan me fjalėn turke tutun, kurse pėr pėrdorimin e tij (pirjen) thotė ndonjėherė sipas mėnyrės sė tė shprehurit turk pi duhan. Kėshtu, ndėr tė tjera, nė poemėn e pėrmendur ai u porosit bashkėqytetarėve tė vet pėr duhanin edhe kėtė:
Ėshtė punė e ligė,
Ta pish ėshtė turp,
Ngase ėshtė gjynah.
Braktisni duhanin!
Nė tė ka ankthe tė ashpra,
Tė gjitha rrobat qelben,
Ēdokujt i gėrditen.
Braktisni duhanin!
Edhe ne e kemi pirė,
Dhe ishim nė qelbėsirė,
Por si bogomilėt.
Braktisni duhanin!
Njė dijetar dhe shkrimtar tjetėr nga shekulli XVIII (Mustafai, i biri Muhamedit, Akhisari, nga Prisci, vdiq mė 1169/1755) ka shkruar njė shqyrtim tė vlefshėm nė gjuhėn arabe pėr kafenė, opiumin dhe duhanin.[1] Nė tė autori ynė parashtron mendimet e shumė mėsuesve tė shquar pėr ndalimin e duhanit, pasi ai paraqet shumė dėme tė llojllojshme dhe thotė: Tė gjitha dėmet e duhanit nuk mund tė njehsohen, as tė shėnohen.
Mendim tė tillė dijetarėt eminentė tė Islamit e kanė dhėnė, nė bazė tė vrojtimeve tė tyre tė dėmeve tė duhanit, tė cilat qysh atėherė i kanė vėrejtur dhe, kryesisht, i kanė prezantuar kėshtu: Dobėsimi i shėndetit te duhanxhiu, humbja e oreksit, ērregullimi i funksioneve tė disa organeve, e veēanėrisht tė mėlēisė.
Pėrveē kėsaj kanė thėnė: Duhanxhiu pėrhap rreth vetes tym dhe kundėrmim tė pakėndshėm dhe kėshtu, me ndotjen e ajrit, shqetėson mjedisin e vet. Ky ėshtė shkak i mjaftueshėm pėr tu gjykuar e pėr tu ndaluar duhani, meqė parimi islam ėshtė: Tė mos shqetėsohen njerėzit e tjerė.
Krahas kėsaj, me pirjen e duhanit prishen tė hollat pa kurrfarė dobie, e vetė kjo u ėshtė ndaluar muslimanėve (haram).
Pėrveē parimeve dhe rregullave islame, tė pėrmendura mė herėt, pėr ruajtjen e shėndetit dhe tė pasurisė nga ēdo gjė qė i rrezikon e i shkatėrron ata, nė Islam ka edhe shumė rregulla nga tė cilat mund tė kuptohet dhe tė konkludohet qartė se ndėr gjėrat dhe shprehitė e tjera tė dėmshme edhe pėrdorimi i duhanit ėshtė i ndaluar. Ti pėrmendim sė paku disa prej tyre, nė mėnyrė qė qėndrimi i Islamit dhe mėsuesve islamė nė raport me duhanin tė na bėhet mė i qartė:
Kėto janė rregulla tė pėrgjithshme, qė na udhėzojnė tė marrim njė qėndrim mė tė mirė lidhur me kėtė ēėshtje, si dhe pėr shumė ēėshtje tė ngjashme qė mund tė na parashtrohen nė jetė.
I Dėrguari i Allahut (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) i mėson njerėzit se Zoti ka lejuar ēdo gjė qė ėshtė e bukur dhe e shėndoshė, e ka ndaluar tė gjitha gjėrat qė janė tė shėmtuara e tė dėmshme.
Se edhe duhani bie nė gjėrat e shėmtuara e tė dėmshme tė epsheve tė njeriut, kuptojmė nga Kurani ku Zoti thotė:
Mos ndiq pasionin tėnd tė ulėt dhe mos iu bind atij, se ai do tė tė shpie nė lajthitje, larg rrugės sė drejtė tė Allahut. (Sad, 26).
Mos ndiqni epshet dhe ėndjet e ulėta, qė tė mos shmangeni nga e vėrteta dhe rruga e drejtė. (Nisaė, 135).
Kush i frikėsohet gjyqit tė Zotit dhe e dėbon shprehinė e vet tė keqe dhe epshet, vendi i tij ėshtė nė xhenet. (Naziatė, 40).
Askush nuk mund tė mohojė se pirja e duhanit ėshtė kryesisht pasion dhe ėndje (kėrkesė) e dėmshme.
Hadithet:
- Askujt (as vetvetes, as tjetrit) nuk guxon ti shkaktohet dėm!
- Ruhuni nga epshet dhe ėndjet e ulėta, ngase ato njeriun e bėjnė tė verbėr dhe tė shurdhėr!
- Lufta mė e mirė ėshtė tė luftosh kundėr egos sate tė keqe dhe ėndjeve tė tua.
Duke marrė parasysh tė gjitha qėndrimet e pėrmendura nga mėsimet islame dhe duke pasur parasysh ato qė janė zbuluar deri mė sot pėr dėmin e duhanit, dhe qė kuptohet e zbulohet ende nė shkencė; me siguri tė plotė mund tė thuhet se pėrdorimi i duhanit, sipas mėsimit islam, ėshtė e urryer dhe i ndaluar. Kjo sidomos vlen kur mjeku specialist i rekomandon njeriut qė ta lėrė duhanin nė interes tė shėndetit tė tij.[2]
Nga e gjithė kjo shihet qartė se sa kanė tė drejtė dijetarėt islamė (ulemaja), tė cilėt e kanė gjykuar dhe ndaluar pėrdorimin e duhanit dhe se sa janė tė mėdha e tė lartėsuara ato rregulla e parime islame nė bazė tė tė cilave ata kanė marrė qėndrim tė kėtillė dhe kanė dhėnė zgjidhje tė tillė. Kėto rregulla dhe zgjidhje tė ulemave duhen nderuar dhe zbatuar nė praktikė. Me tė vėrtetė ėshtė dukuri e pikėllueshme qė tė kesh kėsi rregullash pėrparimtare e tė mėdha e tė mos sillesh sipas tyre, por tė pranosh sjellje dhe shprehi tė dėmshme tė pėrkundėrta me kėto!
Prandaj, ēdo musliman qė pi duhan, nė realitet e vė veten nė njė situatė tė ēuditshme, tragjikomike, pėr tė cilėn do tė duhet tė mendojė thellė dhe tė shikojė veten dhe sjelljet e tij nga aspekti i zgjuarsisė dhe i Islamit. Kur tė veprojė kėshtu, do ta gjejė veten nė njė situatė tė palakmueshme, njė fotografi e shėmtuar, tė cilėn ai kurrė nuk do tia lejonte vetes, po tė mendonte lirshėm e arsyeshėm dhe po ta shikonte kėtė fotografi me sy dhe shpirt tė zgjuar (vigjilent). Ky ėshtė shembulli ose fotografia e njeriut qė pėr ēdo ditė djeg nga njė bankėnotė para syve tė tij duke u kėnaqur me tymin dhe flakėn e saj. Kushdo qė vepron kėshtu, nė mėnyrė absurde dhe tė padobishme, po shkatėrron paratė e veta. Nė realitet, ai me dhėnien e parave pėr duhan, tė cilin e ndez menjėherė para syve tė vet, nė fakt, i humb kėto para sikur ti kishte djegur drejtpėrdrejt, vetėm se me pirjen e duhanit, sė bashku me shkatėrrimin dhe humbjen e parave, i shkakton dėme edhe shėndetit tė vet. Pra, vetėdijshėm dhe vullnetarisht ai i jep tė hollat e veta pėr diēka qė ia rrezikon dhe ia helmon shėndetin. Atėherė, vallė a nuk ėshtė kjo njė pozitė e ēuditshme dhe e pakuptueshme e duhanxhiut, duke qenė rob i pirjes sė duhanit? Kjo tregon se si njeriu ngandonjėherė ėshtė shumė i dobėt dhe i paarsyeshėm kur ka tė bėjė me kėrkesat dhe shprehitė e tij, tė cilat do tė duhej ti flakte. Pėr kėtė duhet tė kihet guxim dhe vullnet i fortė, e feja jonė e lartėsuar, Islami, u jep pasuesve tė vet kėshilla tė ēmueshme dhe u mėson guximin dhe forcimin e vullnetit, qė tė mund ti pėrballojnė tė gjitha pasionet dhe vetitė e kėqija, vetėm nėse sinqerisht e pranojnė kėtė mėsim dhe kėto kėshilla.
Vėlla i dashur, motėr e dashur, tė moshuar e tė rinj, djalė, vajzė dhe djalosh!
Ti po e sheh dhe po e kupton qartė, duke lexuar ēėshtė parashtruar kėtu, se feja jote e lartėsuar, Islami, e urren dhe e ndalon pirjen e duhanit, prandaj urreje dhe braktise edhe ti dhe pėrmbaju fesė sate; do tė jesh fatlum dhe i kėnaqur gjatė gjithė jetės, ngase do tė shpėtosh nga njė shprehi e dėmshme, nga njė kob tejet i madh. Nėse fatkeqėsisht, pa vetėdije apo nga mosdija, ke rėnė nė kėtė kob dhe ke bėrė shprehi qė tė pish duhan, pėrpiqu me tė gjitha forcat qė tė shkėputesh nga kobi dhe tė braktisėsh duhanin. Nuk duhet tė hutohesh nga fakti se nė mesin e shumė duhanxhinjve sheh mėsuesin e fesė (ulemanė) dhe mjekun. Edhe ata nė fillimin e pavetėdijshėm, kur nuk kanė ditur, kanė rėnė nė kėtė shprehi e nuk munden lehtė ta braktisin, por tė gjithė do tė dėshironin tė mos ishin duhanxhinj. Nėse ende nuk ke hyrė nė kėtė kob, ruaju e assesi mos e bė shprehi tė pish duhan! Mos bjerė nėn ndikimin e askujt; as tė miqve, as tė shoqėrisė, e as tė modės, tė cilėt do tė donin tė tė shpinin e tė tė bindnin nė kėtė kob tė dėmshėm. Nuk e ke shok tė mirė, nuk e ke shoqėri tė mirė, nuk ėshtė as njeri i kulturuar ai qė do tė ta mbushė mendjen qė tė pish duhan, prandaj mos bjer nėn ndikimin e tyre! Nuk mund tė jetė moderne ajo qė ėshtė e dėmshme dhe qė e shkatėrron shėndetin dhe fatbardhėsinė tėnde.
Motoja jote e jetės le tė jetė: Duhani ėshtė i dėmshėm e i padenjė, duhanin e braktis pėrgjithmonė!
Prandaj, vėlla i dashur dhe motėr e dashur, kudo qė tė jeni pėrmbajuni kėshillave dhe mėsimeve shpėtimprurėse tė fesė suaj tė lartėsuar - Islamit, duke qenė tė vetėdijshėm se nė kėtė mėnyrė do ta mbroni mė sė miri dinjitetin dhe nderin tuaj njerėzor!
----------------------------------------------------------
[1] Shqyrtime tė ngjashme, nė tė cilat ndalohet pėrdorimi i duhanit, gjenden nė numėr tė madh ndėr dorėshkrimet e kėsaj biblioteke nga shkrimtarė tė njohur e tė panjohur. [2] Njė qėndrim tė kėtillė e ka pasur dhe e ka shėnuar qartė edhe njėri nga dijetarėt dhe shkrimtarėt mė tė shquar islam, rektori i El-Ahzenit, Muhamed Sheltuti, vdiq mė 1963; shih veprėn e tij El-Fetava.
Marrė nga:
Libri Veset (Alkooli, duhani, bixhozi
) nga Shebib bin Ali el-Hadiri & Kasim Dobraca; Pėrkthyer Muhamed I. Dolaku.
Shkruar nga Shebib bin Ali Hadiri & Kasim Dobraqa (Pėrkthyer nga: Muhamed I. Dolaku)
|